Futbollisti i Atalanta-s i bindur: Ja pse e shoh edhe Milanin për titull!

Kampionati i Serie A për edicionin 2020-21 do të nisë këtë fundjavë, ndërsa Milani do të zbresë në skenë të hënën e ardhshme, pasi luan në Europa League të enjten.

Një sezon që pritet me shumë interes për faktin se shumë ekipe duan të thonë fjalën e tyre dhe të hedhin pushtetin e Juventusit.

Mes tyre, sipas Luis Muriel është edhe Milani i Stefano Piolit. Sulmuesi i Atalantas, që e mbylli në vend të tretë kampionatin dhe do të jetë në Champions edhe këtë sezon, është i bindur se kuqezinjtë nuk luftojnë vetëm për zonën Champions por edhe për titullin!

Annoniati da Juventus-Milan? Attenzione al ritmo partita. E a Luis Muriel -  Prima Bergamo

“Shpresoj që të jetë një sezon si vitin e kaluar – tha Muriel. Kemi humbur disa pikë që na lanë pas dhe mund të na kishin dhënë mundësi të luftonim për titull deri javën e fundit, ndaj duam që të bëjmë më mirë”.

“Interi është forcuar këtë vit, edhe më shumë! Por, do të shtoja edhe Milanin në garë, pasi e mbylli sezonin e kaluar me entuziazëm. Pastaj ka tre ose katër skuadra të tjera që do të bëjnë mirë si Roma, Lazio dhe Napoli. Do të jetë një kampionat i bukur, nuk do të jetë e lehtë për Juventusin të fitojë si në vitet e kaluara, shumë do të luftojnë për titull dhe ne jemi këtu gjithashtu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu