Fund i izolimit! Vjen lajmi më i bukur nga Rafael Leao… (FOTO)

Rafael Leao ka humbur nga sytë  dhe në Milanello e presin krahëhapur për të rinisur stërvitjet dhe për të qenë gati për një sezon të gjatë dhe me shumë impenjime!

Edhe pse klubi zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë komunikatë dhe është mjaftuar me fjalinë e Paolo Maldinit (“është i dëmtuar”) e vërteta është se portugezi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe u desh të qëndronte plot 25 ditë i izoluar, pasi bëri dy tampona që gjithashtu e treguan ende nën rrezen e infeksionit.

Por, situata tashmë është qartësuar dhe sulmuesi i talentuar i Milanit është gati për t’u nisur drejt Italisë, në Milano, aty ku e pret klubi i tij dhe stërvitjet.

Leao “foli” përmes historive të tij në Instagram, ku postoi një foto të tij në fushë sezonin e kaluar, duke lënë për të kuptuar se tashmë është gati për të nisur sezonin e tij me Milanin!

Instagram Leao

“Së shpejti” shkruajti sulmuesi i ri portugez, duke shtuar disa fytyra buzëqeshëse, një shenjë që karantina mund të mbarojë së shpejti.

Leao ka publikuar edhe videon e golit të shënuar ndaj Sampdoria, shoqëruar me të njëjtin tekst: “Presto”, pra “Shumë shpejt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu