Ftesa nga Ronaldinho dhe kontrata, ja si Wolfsburg prishi transferimin Dzeko-Milan 11 vite më parë

Midis stërvitjes dhe testeve para-taktike, afron Milan-Roma. Një duel interesant dhe i bukur, por edhe i mbushur me disa anekdota dhe prapaskena të merkatos.

Sipas Angelo Mangiante në një artikull për faqen e internetit Sky Sport, kuqezinjtë në vitin 2009 ishin shumë pranë blerjes së Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak, tani kapiten dhe sulmues i ekipit verdhekuq, ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Adriano Gallianit në kohën e Wolfsburgut.

Bundesliga | Former Wolfsburg star Edin Dzeko sings battle cry ahead of  vital final Matchday

Ish-administratori i deleguar kuqezi, i magjepsur nga 23-vjeçari i atëhershëm, pa mundim arriti një marrëveshje me Dzeko:

një akord neto 5-vjeçar me vlerë 2 milion euro në sezon e kombinuar me dhuratën e një fanelë të Ronaldinhos shoqëruar me një shënim ku shkruhej “Do të vish të luash në Milano me një top të artë?”.

Gjithçka dukej e përsosur, duke marrë parasysh edhe dashurinë e Dzeko për ish-legjendën kuqezi Van Basten, por Wolfsburg preferoi ta shiste atë te Manchester City i cili ofroi shifrën e domosdoshme prej 35 milion eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu