“Fshihen” blerjet e dyshes Mirabelli-Fassone! Mbeten vetëm dy të fundit te Milani

Me lamtumirën e Hakan Calhanoglu (destinacioni i tij i radhës është Interi) Milani po përgatitet të përshëndesë blerjen e nëntë nga njëmbëdhjetë “gjërat formale” (thënia e famshme) të ish-menaxherëve kuqezi Marco Fassone dhe Massimo Mirabelli, të cilët mbërritën në verën e 2017/2018, nën tutelën e Yonghong Li.

Tre vjet më vonë, vetëm Franck Kessie është ende te Milani, edhe pse rinovimi i kontratës do të diskutohet së shpejti.

I vetmi i mbijetuar tjetër është Andrea Conti, i cili po largohet nga klubi kuqezi pas huazimit te Parma.

Përveç Calhanoglu, të gjithë të tjerët janë larguar gjithashtu: Mateo Musacchio, vitin e kaluar te Lazio, Ricardo Rodriguez, tani te Torino, Andrè Silva, në Bundesliga te Eintrach Frankfurt, Fabio Borini dhe Lucas Biglia, në Turqi te Fatih Karagumruk, Antonio Donnarumma, i përfundoi kontrata, Leonardo Bonuçi, i cili u kthye te Juventusi dhe Nikola Kalinic, i cili kaloi vitin e shkuar te Verona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu