“Fryma e Milanit lëviz malet! Finalen e Champions në Stamboll nuk pata guximin ta rishoh”

E mbani mend Jon Dahl Tommason? Sot është trajner i Malmoe dhe ka fituar titullin kampion në sezonin e sapombyllur, por sigurisht që danezi nuk mund të harrohet për kontributin e tij te Milani dikur…

Në një intervistë të dhënë për “TMW”, ish-futbollisti foli për aventurën kuqezi, ku në 3 vjet veshi fanelën e Milanit.

Rossoneri Advent Calendar Day 15: John Dahl Tomasson and the Last Minute  Winners - The AC Milan Offside

“Ka kaq shumë histori te ai Milan, brenda dhe jashtë fushës.

Ishte fantastike të luajte për Milanin dhe më pëlqente të jetoja në Itali.

Milano është një qytet i mrekullueshëm dhe unë ndjeva përvojën e jashtëzakonshme në La Scala. E doja ngrohtësinë e italianëve dhe pasioni që kishin në të gjitha gjërat.

Milani ishte skuadra më e fortë në botë, me një shpirt unik. Edhe pse kishte lojtarët më të mirë në botë, ne ishim një grup i shkëlqyeshëm. Të gjithë vozisnin në të njëjtin drejtim për të fituar Scudetto, Champions League dhe Coppa Italia.

Unë solla frymën e këtij Milani me vetë edhe për punën time si trajner dhe është diçka që unë përpiqem t’u mësoj lojtarëve të mi. Një frymë që mund të lëviz malet”.

Momenti i tij më i mirë në Milano?

“Ndjesia kur shënon në San Siro para tifozëve: ende ndiej gëzimin e tyre, pasionin e tyre. Sa më shpejt të mundem, gjithmonë shikoj Milanin”

John Dahl Tomasson in trionfo: l'ex Milan è diventato campione di Svezia  con il Malmoe

Momenti më i keq?

“E qartë që finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Kur realizova penalltinë time djeva se kupa mund të ishte në duart tona.

Disa minuta më vonë e gjitha ishte zhdukur. Ne u shkatërruam nga ajo humbje. Unë kurrë nuk pata guximin ta shoh përsëri atë ndeshje dhe as nuk do të kem kurrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu