FRIKA COVID-19: Donnarumma nën vëzhgim! Milani kryqëzon gishtat, portieri udhëtoi përkrah Bonuccit

Shpërthimi i Covid-19 në ekipin kombëtar italian alarmon kampionatin: të paktën pesë anëtarë të stafit të Roberto Mancinit kanë rezultuar pozitivë dhe atyre duhet t’u shtohen pesë pesë të tjerë zyrtarë, përfshirë edhe një lojtar, Bonucci i Juventusit.

Tridhjetë lojtarët që janë kthyer në klubet e tyre përkatëse nga Vilnius (Lituani) janë të gjithë në izolim dhe rezultatet e testeve të reja do të dëshmojnë se si është gjendja.

Në të gjitha këto duhet të theksohet se për Ligën nuk ka asnjë mundësi të ndalimit të kampionatit. Problemi, siç thekson edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport, është se është pothuajse e pamundur të shpresohet që numri i pozitiveve të mos rritet.

Milani mban nën vëzhgim sidomos Donnarumma. Edhe pse portieri e kaloi vitin e shkuar, frika ekziston. Gigio ka kryer tamponin e parë dhe ka dalë negativ, por tani do të kryejë një tjetër dhe nuk ka dalë në stërvitje me ekipin kuqezi.

Gigio ka kaluar gjithë udhëtimin përkrah Leonardo Bonuccit që ka rezultuar pozitiv. Edhe pse me maskë, kur kanë ngrënë bukë, e kanë hequr sigurisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu