Franck Kessie, rinovim ose shitje që tani! Elliott dhe Maldini nuk tërhiqen mbrapa, kanë gati zëvendësuesin

Franck Kessie ende nuk është parë në fushë por as edhe në zyrat e Casa Milan për të rinovuar kontratën…

Kjo çështje sa vjen dhe bëhet më e nxehtë. E të mendosh që përpara 1 muaji ishte lojtari që tha se “do të kthehem në Milano dhe e zgjidh unë rinovimin, sepse dua të vazhdoj te Milani”…

Fjalët i merr era, veprat mbeten! Tifozët presin firmën në kontratën që skadon në vitin 2022. Por, deri tani, nuk ka ardhur. Ka ende distancë mes kërkesave të Atangana, agjentit të afrikanit, dhe Milanit.

Milani ofron 5 mln euro dhe bonus, me një kontratë në rritje në vitet në vazhdim, ndërsa Kessie kërkon 6.5 mln euro fikse.

Dje Maldini foli qartë duke u shprehur se “nuk kalojmë mbi linjat e parashtruara nga klubi, sepse nuk duam të bëjmë gabimet e së shkuarës”

Praktikisht, nëse do Milanin dhe projektin, firmos me kushtet tona, ndryshe na e thuaj dhe do të gjejmë një zgjidhje tjetër…

Topi i kalon “Presidentit” dhe agjentit të tij, që kanë marrë oferta nga Premier League gjithashtu (Tottenham mbi të gjitha) me një rrogë që i afrohet 7.5 mln eurove në sezon bashkë me bonuse.

Sakaq, nëse Kessie shitet, Milani, sipas medieve të ndryshme dhe sidomos rrjeteve sociale, duket se ka zgjedhur pasuesin e tij: Renato Sanches nga Lille!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu