Francezët në shënjestër, një tjetër mesfushor i ofrohet Milanit

Java e fundit e merkatos e sheh Milanin ende në kërkim për lojtarë që do të kompletonin ekipin dhe duket se Maldini dhe drejtuesit e tjerë kuqezinj janë përqendruar tek lojtarët francezë, kryesisht në Ligue 1, ku edhe çmimet janë më të përballueshme sesa në kampionatet e tjerë të nivelit të parë.

Ditën e mërkurë u raportua gjerësisht për një takim mes drejtuesit të Milanit me agjentët e Romain Favre, por mesfushori 23-vjeçar i Brest, i cili ka një kosto deri në 13 milionë euro, nuk është opsioni i vetëm, në rast se nuk shkojnë mbarë bisedimet me Bordeaux për Yacine Adli.

Bundesliga | Ellyes Skhiri: MD9's Man of the Matchday helping Cologne to a  historic win at Borussia Dortmund

Ditën e sotme Transfermarkt raporton se Milani ka takuar edhe përfaqësuesit e Ellyes Skhiri, mesfushor francez, me origjinë tuniziane, i cili luan tek Koln në Bundesligën gjermane.

Lajmi është paksa i çuditshëm, sepse Skhiri është një mesfushor qendror 26-vjeçar, i cili luan para mbrojtjes, ose edhe në mbrojtje, ndaj nuk ka lidhje me zonën e avancuar, ku Milani kërkon prej kohësh një përforcim.

Calciomercato Milan, Maldini chiude il mercato: firma il colpo dalla Bundes

Në fakt, duket më shumë një tentativë e përfaqësuesve të lojtarit për ta transferuar në Itali, sepse në të shkuarën kanë biseduar edhe me Fiorentinan. Skhiri është nën kontratë me Koln deri në vitin 2023 dhe Koln e bleu për 6 milionë euro nga Montpellier 2 vite më parë, ndërsa kërkon dyfishin e kësaj shume, për një lojtar që ka qenë shumë i rëndësishëm dy vitet që ka luajtur në Gjermani. Sezonin e shkuar Skhiri luajti 37 ndeshje në total, me 6 gola e 3 asiste, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së Tunizisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu