France Football: Milan prane akordit per Thauvin!

Ne pritje te perfundimit te sezonit dhe se kush do te jete kompeticioni qe kuqezinjte do te luajne sezonin e ardhshem nga Franca vijne lajme te reja per merkaton e Milan. E perditshmja franceze France Football ka publikuar se Milan eshte prane nje akordi me Florian Thauvin sulmuesin anesore te Olimpik Marseille.

Thauvin eshte nje lojtar qe ndiqet dhe nga Roma dhe Inter ku keta te fundit e kane ndjekur ne tribune ne ndeshjen kunder Bordo, por qe tani gjithmone sipas gazetes franceze Milan eshte ne avantazh ndaj skuadrave te tjera. Lojtari eshte quajtur nje talent i vertete ku me tekniken e tij driblimet do te ishte nje zgjidhje perfundimtare ne krahun e djathte te sulmit ku luajne per momentin Suso dhe Castillejo.

Edhe pse nuk po kalon nje moment te mire te Marseille me vetem dy gola ne 14 ndeshjet e fundit gazeta franceze e arsyeton me vendimin e lojtarit per tu larguar nga Ligue 1 pasi kerkon te luaj ne nje skuader te madhe dhe me kompetitiv se ne France. Vlera e kartonit te Thauvin vertitet rreth 50 milion euro por duke pare situaten dhe deshiren e lojtarit per tu larguar vlera mund te shkoje rreth 30-40 milion euro shkruan gazeta franceze France Football.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu