Fotografia historike e një gare që dështoi, Ibra merr spunto nga geopardi! Postimi

Zlatan Ibrahimovic do të mungojë ndaj Liverpool në Anfield për një problem në kavilje – i zgjidhshëm – dhe për të mos rrezikuar pasi rikthehej nga operacioni dhe 4 muaj pushim në sfidën ndaj Lazios (ku edhe shënoi)

Megjithatë, në rrjetet sociale, një ditë pas suksesit ndaj Lazios, ai ka postuar një ngjarje e cila më pas u kthye edhe si një motivim për shumë vite. Bëhet fjalë për garën që u organizua mes qenve dhe geopardit, për të parë se cili do të ishte më i shpejtë…

Postimi

“Qeni dhe Geopardi!

Fotografia tregon një garë shpejtësie që u zhvillua midis qenve dhe një geopardi, për të gjetur se kush është më i shpejti…

Të gjithë u habitën që geopardi nuk lëvizi nga vendi i tij, kështu që ata pyetën koordinatorin e ndeshjes se çfarë ndodhi.

Përgjigja e tij, pasi pa këtë imazh, ishte:

Ndonjëherë përpjekja për të provuar se jeni më i miri është një fyerje.

Ne nuk kemi nevojë të zbresim në nivelin e të tjerëve, për t’i bërë ata të kuptojnë se jemi më të fortë.

Mendoni me kujdes dhe kurseni energjinë tuaj për atë që meritoni.

Geopardi përdor shpejtësinë e tij vetëm për të gjuajtur, jo për t’u treguar qenve se është më i shpejti dhe më i forti

Mos e humbni kohën duke dëshmuar vlerën tuaj”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu