FOTO/ Reina mbërrin në Romë për vizitat mjekësore

Pepe Reina ka arritur në Romë dhe po zhvillon vizitat mjekësore me Lazion në kliniken Paideia.

Tashmë ish portieri i Milanit do të firmosë së shpejti kontraten dyvjeçare që do ta lidhë me formacionin bardhekaltër.

Spanjolli ka dashur të përshëndesë menjëherë ata që shpejt do jenë tifozët e tij të rinj me një mesazh në Twitter.

Reina përshëndet kështu Milanin pasi ka luajtur me kuqezinjtë vetëm 5 ndeshje në 6 muajt e fundit Reina ka veshur bluzen e Aston Villa.

Reina do të jetë alternativë rezervë e porterit shqiptar, Thomas Strakosha.

Nga kjo tratativë përfiton Milan, që kursen 6 milionë euro nga paga e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu