(FOTO) Diaz braktis grumbullimin me Realin i buzëqeshur. Takim me Ancelotti. Riblerja? Vullneti i tij i qartë, ja si funksionon…

Brahim Diaz ka braktisur sot grumbullimin e Real Madrid. ‘El Golazo de Gol’, në Spanjë, konfirmon atë që është shkruar në orët e fundit, me imazhe që nuk lënë asnjë dyshim: mesfushori është i gatshëm të kthehet në Milano dhe duket shumë i qeshur dhe i lumtur për këtë zgjedhje…

Në fakt, ishte vullneti i spanjollit që të vazhdonte aventurën me kuqezinjtë. Ai ka pasur edhe një takim të përzemërt me Carl Ancelottin përpara se të largohej nga Valdebebas sot.

Lojtari së shpejti do të jetë në Milano për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re që do ta lidhë atë me kuqezinjtë, të paktën deri më 30 qershor 2023.

Marrëveshja, në fakt, u arrit dje në mbrëmje: hua e rëndë dy-vjeçare (rreth 2-3 milion euro), me të drejtë shlyerje (22 milion euro) dhe riblerje nga Reali (27 milion euro), të dyja mund të ushtrohen në 2022.

Blancos, pra, mbajnë ‘kontrollin’ mbi lojtarin por do të jetë qartë ky i fundit që do të vendosë se ku do të luajë në të ardhmen, pas dy sezoneve kuqezi.

Ajo që ka rëndësi për Stefano Pioli, si dhe për të gjithë botën kuqezi, është që më në fund Brahim – vendimtar në finalen e sezonit, veçanërisht në ndeshjen kundër Juventusit – do të kthehet të veshë fanellën e Milanit.

Kontrollet mjekësore, me përjashtim të kthesave të bujshme, do të kryhen nesër, si dhe për Ballo-Touré.

Mbrojtësi i majtë, i zgjedhur për rolin e zëvendësit Theo-Hernandez, do të jetë gjithashtu në Milano në orët e ardhshme.

Monaco, siç u tha, do të arkëtojë një shifër afër 4 milion eurove plus bonuse.

Prandaj, Milani do të ketë mbyllur gjashtë afrime deri tani.

Skuadra vazhdon përgatitjet dhe Pioli pret me padurim të njohë edhe numrin e ri 10 dhe atë 7, që do të jenë edhe qershia mbi tortë në një farë mënyre.

Mund të nisë edhe një javë vendimtare, ajo e ardhshmja, për disa shitje, mes tyre Samu Castillejo, që kërkohet në La Liga.

Ky është plani i Milanit, përveç blerjes së një zëvendësi të Calabria dhe një mesfushori të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu