FORMATI I SUPER LEAGUE! Datat, kohëzgjatja dhe si do të funksionojë!

20 klube pjesëmarrëse, përfshirë 15 Klube Themeluese dhe një mekanizëm kualifikimi për 5 skuadra të tjera, të cilat do të zgjidhen çdo vit bazuar në rezultatet e arritura në sezonin e mëparshëm;

Ndeshjet e mesjavës me të gjitha klubet pjesëmarrëse që vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare, duke ruajtur orarin tradicional të ndeshjeve kombëtare që do të mbetet zemra e garave ndër-klubore.

Duke filluar në gusht, me klubet pjesëmarrëse të ndara në dy grupe me dhjetë ekipe, duke luajtur si në shtëpi ashtu edhe jashtë, dhe me tre më të mirët në secilin grup që kualifikohen automatikisht për çerekfinale.

Ekipet e klasifikuara në vend të katërt dhe të pestë do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje vajtje-ardhje për dy vendet e mbetura në dispozicion për çerekfinalet.

Formati i eliminimit direkt, i luajtur si në shtëpi ashtu edhe jashtë, do të përdoret për të arritur në finalen me një ndeshje, e cila do të luhet në fund të majit në një stadium neutral…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu