FORMACIONI ZYRTAR: Pioli ndryshon gjithçka te Milani!

Milani do të zbresë sot në orën 18:00 në “San Siro” për ndeshjen e javës së tretë të kampionatit dhe trajneri Stefano Pioli, ashtu si pritej ka bërë një revolucion sa i përket mesfushës dhe sidomos sulmit.

Kështu, duke pasur shumë të lodhur në ekip për sfidën e fundit në Portugali, ka zgjedhur që skemën 4-2-3-1 ta nisë me disa ndryshime si Colombo në sulm dhe Leao në krah, por edhe Diaz në vend të Calhanoglu dhe Saelemaekers në të djathtë.

Ndërkohë, diga e mesfushës sot do të jetë e përbërë nga Tonali dhe Krunic.

Milan (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Leao; Colombo. Tr. Pioli

Spezia (4-3-3): Rafael; Sala, Erlic, Chabot, Marchizza; Pobega, Riçi, Maggiore; Verde, Galabinov, Gyasi. Tr. Italiano

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu