FORMACIONI ZYRTAR: Milani me 5 ndryshime! Lille pa yllin e saj

Asnjë ndryshim, ose të paktën asnjë “devijim” nga ajo që pritej dhe ishte thënë e stërthënë këto ditë. Milani do të zbresë në fushë me 5 ndryshime në krahasim me sfidën ndaj Napolit në “San Paolo”, nisur edhe nga mungesat.

Ibrahimovic, Saelemaekers dhe Leao janë të dëmtuar, kurse Musaçhio ende jo i rikuperuar totalisht. Kështu që Pioli ka zgjedhur të hedhë në fushë një formacion ku zbresin titullarë Hauge, Dalot, Tonali, Castillejo dhe Gabbia.

Për Hauge është hera e parë si titullar në mënyrë absolute, pasi ende nuk ka luajtur një ndeshje në total, por vetëm 62 minuta mes disa ndeshjesh.

Mungon, ashtu si pritej, Renato Sanchez te Lille.

LILLE: Maignan, Pied, Fonte, Botman, Mandava, Araujo, Xeka, André, Bamba, Yazici, David.

MILAN: Donnarumma G., Dalot, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer, Castillejo, Calhanoglu, Hauge, Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu