Formacioni zyrtar! Ja si zbret Milani në fushë ndaj Brescias

Miqësorja e sotme ndaj Brescia do të jetë e fundit për Milanin përpara ndeshjes së parë zyrtare të sezonit, në Irlandë, përballë Shamrock Rovers.

Skuadra kuqezi ka luajtur deri tani me Novara, Monza dhe Vicenza, tre nga të cilat në Milanello, aty ku edhe sot do të zbresë në fushë.

Trajneri Stefano Pioli i ka besuar sërish Lorenzo Colombos në sulm, me Castillejo dhe Calhangolu të konfirmuar. Risia është Saelemaekers.

Qendra e mbrojtjes kthehet me Kjaer dhe Gabbia.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Kjær, Gabbia, Hernández; Kessie, Bennacer; Castillejo, Çalhanoğlu, Saelemaekers; Colombo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu