Formacioni më i mirë i Serisë A, na nderon një shqiptar. Asnjë nga Milani

“Wyscout” ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020 të Serisë A.

Në sy bie mungesa e futbollistëve të Milanit ku nuk është asnjë prej tyre.

Në mbrojtje na nderon një shqiptar, Berat Xhimshiti.

Mbrojtësi i Atalantës e ka merituar një vend në formacionin më të mirë, dhe në krah të tij rreshtohen edhe dy lojtarë të tjerë të Atalantës, Toloi në qendër dhe Gosens në krahun e majtë. Krahun e djathë të mbrotjes e mban Faraoni i Veronës.

Në portë si më i miri është zgjedhur portieri i Juventusit Shezni.

Në mesfushën me katër lojtarë nga e majta në të djathë janë: Insinje i Napolit, Gomez i Atalantës, Alberto i Lacios dhe Kulusevski i Parmës.

Në sulm nuk kishte si të mungonte golashënuesi më i mirë i Serisë A Imobile, ndërsa krah tij është Ronaldo i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu