Formacioni, dyshimet e fundit të Stefano Piolit!

Konferenca për shtyp e Stefano Pioli nuk i shpërbëu dyshimet e stërvitjes. Trajneri konfirmoi mungesën e Krunic, Messias dhe Olivier Giroud.

Kishte një shpresë të vogël për të parë francezin në skuadër, por sigurisht jo midis titullareve.

Pozicioni i sulmuesit të parë sipas të gjitha gjasave do të prekë Ante Rebic, me Zlatan Ibrahimovic, gati për t’u aktivizuar. Suedezi nuk ka 90 minuta në këmbë por nuk mund të përjashtohet që ai të luajë si titullar. E sigurt është se mes dy lojtarëve do të ketë një stafetë…

Pas tyre, Rafael Leao dhe Brahim Diaz, të cilët qëndruan gjatë gjithë kohës duke stërvitur në Milanello, janë të sigurt për vendin. Dyshimi lidhet me rolin e anësorit të djathtë, me Saelemaekers, i cili në fund duhet të fitojë balotazhin ndaj Alessandro Florenzi.

Deri më sot, ish-romani eshteë një alternativë më shumë për rolin e anësorit të lartë sesa për atë të ulët, ku Davide Calabria nuk diskutohet. Futbollisti i Milanit do të luajë titullar si Theo Hernandez dhe Fikayo Tomori.

Balotazhi tjetër lidhet me qendrorin që do të mbështesë anglezin: Romagnoli, në fakt, mund të zëvendësojë Simon Kjaer, qe vjen nga angazhimet e tij me ekipin kombëtar dhe mund te ruhet per Anfield. Mike Maignan në porte.

Në mesfushë, Franck Kessie është gati të marrë vendin e tij. Fjalimet për rinovimin nuk ndikojnë te Stefano Pioli, i cili menjëherë i beson 90 minutat perkrah Tonalit, pasi Bennacer mund ta nise na stoli.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli (Kjaer), Theo; Kessie, Tonali; Saelemaekers (Florenzi), Brahim, Leao; Rebic (Ibrahimovic).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu