Formacioni anti-Juventus: vetëm një balotazh. Vjen vendimi mbi Ibra, Bennacer dhe Saelemaekers

Milani është stërvitur sot në mëngjes në Milanello në prag të ndeshjes së rëndësishme nesër ndaj Juventusit: Ibrahimovic, Saelemaekers, Bennacer dhe Gabbia janë stërvitur sërish veçmas grupit dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për supersfidën e të mërkurës.

Kështu, ndaj bardhezinjve formacioni thuajse është i detyruar. Do të kthehet në fushë Theo Hernandez pas skualifikimit, në të majtë, në vend të Dalot që luajti në Benevento.

Në mbrojtje konfirmohen Calabria, Kjaer dhe Romagnoli, me Donnarumma sigurisht në portë.

Në mesfushë Kessie do të veprojë përkrah Krunic (merr vendin e Tonalit, që u përjashtua me të kuq në sfidën e parë të vitit).

Sulmuesi kryesor do të jetë Leao, ndërsa në të majtë do të veprojë Rebic. i vetmi dyshim i fundit është balotazhi Castillejo-Diaz.

Castillejo duket më në avantazh se Diaz, edhe pse duhet theksuar se ky i fundit luajti shumë pak ndaj Beneventos dhe është më i freskët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu