Forma e Theo Hernandez, ndërhyn “psikologu” Maldini! Diskutimi i tij me francezin në Milanello

Një nga lojtarët më të trazuar të Milan për momentin është Theo Hernandez. Mbrojtësi francez nuk po përjeton periudhën më të shkëlqyer të përvojës së tij kuqezi, përkundrazi, ai ka përfunduar në bankën e të akuzuarve për disa paraqitje negative të kohëve të fundit.

Përmbledhja e periudhës së tij sigurisht është ai pasim për Quagliarella që i dha mundësi Sampdorias të kalonte në avantazh në San Siro të shtunën e kaluar.

Një ëvizje që duket se u bë sepse lojtari nuk është i përqendruar në fushë.

Theo është në një periudhë jo të shkëlqyer. Të gjithë e dimë potencialin e tij kur shtyn përpara dhe shkatërron mbrojtjet kundërshtarë, por ka edhe javë kur ai e humb totalisht përqendrimin dhe bën gjërat më të gabuara në fazën mbrojtëse.

Numri 19 është një element qendror në lojën e Stefano Pioli dhe për këtë arsye shfaqje të caktuara sipërfaqësore nuk janë të pranueshme.

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, Paolo Maldini ndërhyri direkt për të verifikuar momentin delikat dhe gjendjen (më shumë mendore sesa atletike) të Theo Hernandez.

Një bisedë mes të dyve u organizua dje në Milanello.

Në realitet, Maldini kohët e fundit foli ballë për ballë me disa lojtarë kuqezi, për të kuptuar në mënyrë të përmbledhur se çfarë nuk po ndodh krahasuar me disa javë më parë.

Cilat janë problemet individuale dhe ekipore, prandaj punoi në kokat e lojtarëve në rënie.

Maldini sigurisht nuk e qortoi Theo. Në të vërtetë, ish-kapiteni i Milanit konfirmoi vlerësimin e tij absolut për mbrojtësin e lindur në 1997, i cili u pa dhe u zgjodh nga i njëjti menaxher gjatë verës së vitit 2019.

Nuk është rastësi që blerja e Hernandez konsiderohet ndër goditjet më të mira hyrëse në vitet e fundit.

Drejtori i zonës teknike nxiti lojtarin francez të japë më të mirën dhe të çlirojë mendjen e tij.

Ai i kërkoi atij që të mos dorëzohej tani, në kulmin e sezonit dhe të punonte me qetësi pa menduar për gabimet e tij.

Por padyshim që përqendrimi dhe motivimi do të duhet të mbeten të larta.

Nuk ka asnjë diskutim mbi të ardhmen e lojtarit, i cili do të qëndrojë shumë pranë Milanit edhe për sezonet e ardhshme.

Pavarësisht kualifikimit në Ligën e Kampionëve, kuqezinjtët e konsiderojnë Theon si një nga pikat kryesore për projektin e tanishëm dhe të ardhshëm.

Një ndër arsyet që mund të kenë çuar në këtë gjendje mund të lidhet edhe me jetën private, ku ka thashetheme në të cilat thuhet se lidhja mes tij dhe Zoe Cristofoli ëshë drejt shkëputjes dhe çifti ka pasur zënka…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu