Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Sevilla, trajneri i Barcelonës Ronald Koeman kalon fjalë lavdërimi për Zlatan Ibrahimovic, që është stërvitur nga trajneri holandez te Ajax në fillim të karrierës së suedezit:

“Unë nuk jam i befasuar. E njoh mirë Ibrahimovic pasi kam punuar me të te Ajax dhe ai i njeh cilësitë e tij.
Ai ka dëshmuar të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë. Zlatan është një fitues, madje edhe mendërisht dhe po bën diçka me të vërtetë të shkëlqyeshme. Ai i meriton këto komplimente prej meje dhe nga të gjithë”.