Forca e Theo Hernandez te Milan, sa vendimtar ka qenë për klubin

Portali i numrave dhe statistikave të futbollit Opta Sports ka publikuar listen e futbollistëve më vendimtarë, falë golave të shënuar në kampionatin e fundit.

Kriteret e vlerësimit janë të mëposhtmet: një futbollist autor i një goli në një barazim të skuadres së tij i ka sjellë një pikë klubit të tij. Nëse ka shënuar një rrjetë vendimtare (për shembull në një fitore 1-0) vlen 3 pikë.

Ndërsa nëse ka shënuar një dopietë në një fitore për 4-1 nuk vlen, duke qenë se skuadra teorikisht do të kishte fituar gjithsesi.

 Në brendësi të listës së lojtarëve më vendimtarë është edhe një milanist:

Theo Hernandez, në eksperiencën e parë në futbollin italian ka bërë një sezon të shkëlqyer.

Francezi ka realizuar 6 gola në kampionat që i kanë dhuruar Milanit automatikisht 9 pikë me shumë.

Në veçanti rrjetat e shënuara kundër Genoa-s, Parma-s dhe Udinese-s kanë ndihmuar Milanin të ngjitet në klasifikim.

Mbrojtësi i majtë ka rezultuar vendimtar për të zbuluar disa gara të fshehta dhe të vështira.

“Mbretërit e këtij klasifikimi janë bomberat më të mirë të turneut: Cristiano Ronaldo, ka bërë që Juventusi të fitojë 24 pikë, ndërsa Ciro Immobile 23 për Lazion e tij. Por prezenca e Theo-s është domethënëse, duke konfirmuar aftësitë e tij të shumta në fazën shtytëse./milannews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu