FORBES: Kessie, xhevahiri i Milanit nga Bregu i Fildishtë!

Revista amerikane e biznesit Forbes ka publikuar një pjesë e cila flet për rëndësinë e Franck Kessie për Milanin.

Artikulli i botuar në faqen e internetit të Forbes.com tregon vitet kuqezi të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti shumë i ri në Milano në vitin 2017, i shkëputur nga konkurrenca nga klube të tilla si City, Liverpool dhe Arsenal.

“Tani Franck është 24 vjeç dhe kjo rritje mund të shihet edhe në lojën e tij: mesfushori është pjekur brenda dhe jashtë fushës, dhe roli i tij në zhveshtore është më i rëndësishëm se kurrë, aq sa me shaka e quan veten President…

“Unë jam presidenti i ekipit, kreu i dhomës së zhveshjes”, tha ai duke qeshur me Sky.

Kessie është gjithashtu vërtet njeriu i palodhshëm dhe i pazëvendësueshëm i kësaj skuadre: që nga transferimi te Milani ai ka luajtur titullar 127 herë nga 133 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu