Forbes, Berlusconi me i pasur se Singer, ja ku renditet pronari i Milanit

Revista ekonomike amerikane ‘Forbes’ qe merret dhe me vleresimin e pasurise se njerezve me te ardhura me te shumta ne bote, ka botuar renditjen e miliardereve duke shpjeguar se si pasurite e tyre mund te preken per shkak te pasojave qe pandemia e koronavirusit do te kete ne jeten e perditshme te qytetareve ne mbare boten.

Keshtu referuar revistes prestigjioze, pasuria aktuale e pronarit te Milan, Paul Singer, vleresohet me 3.5 miliarde dollare dhe renditet i 538-ti ne bote. Nderkohe pasuria e ish-presidentit te kuqezinjve, Silvio Berlusconi, i cili perjetoi histori lavdie me Milanin duke e shnderruar ne nje nga klubet me te forta ne bote, vleresohet ne 5.3 miliarde dollare duke u renditur i 308-ti.

Ndersa pasuria e Bernard Arnault, i cili eshte perfolur shume per blerjen e Milanit kohet e fundit, vleresohet 76 miliarde dollare duke u renditur i treti pas Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Lista e plote: https://www.forbes.com/billionaires/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu