Footmercato | Rroga faraonike e PSG për Kessie. Leonardo, kontakt telefonik me Maldini. Motivi

Paris Saint Germain e ka seriozisht për Franck Kessie. Sipas asaj që raportohet nga Footmercato.net, klubi francez në fakt ka pasur një kontakt me agjentin e mesfushorit dhe është gati të vendosë në pjatë një ofertë prej 9 milionë eurosh për ta marrë atë nga sezoni i ardhshëm.

Por ka edhe më shumë: sipas mediave transalpine Leonardo foli gjithashtu me Maldini, duke propozuar një negociatë për merkaton e janarit, në mënyrë që të prenotonte ardhjen e lojtarit nga Bregu i Fildishtë dhe kështu të lejonte Milanin të mos e humbte atë me zero por duke arketuar.

Deri tani, Milani ka humbur me zero si Donnarumma, ashtu edhe Calhanoglu, ndaj nuk mund tia toleroje vetes edhe Kessie me zero.

Oferta kuqezi ka mbetur e pandryshuar ne gati 6.5 mln euro ne sezon bashke me bonuse dhe me nje rritje deri ne 7.5 mln euro ne vitet en vazhdim.

Mesfushori nga Bregu i Fildishte, qe do te kthehet ne fushe ndaj Lazios, ka refuzuar dhe negociatat jane ndalur per momentin. Duke ditur friken e futjes se Premier League, PSG tenton te beje goditjen qe ne janar edhe duke paguar kartonin e tij, sigurisht me pak nga sa do ta paguante kete vere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu