Fonseca iu kundërvu arbitrit të katërt. Pas ndeshjes nuk gjen justifikime: Ja ku gabuam, Rebic super sonte!

Paulo Fonseca u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes Roma-Milan.

“Milani krijoi shanse te topat tonë. Ne humbëm njëzet minutat e para, u futëm shumë pasivë. Kundër një ekipi si Milani është e vështirë të rikuperohet. Pastaj luajtëm futbollin tonë dhe krijuam shanset tona”.

Penalltia: “Unë nuk dua të flas për gjyqtarin. Eshtë e lehtë të gjesh justifikime, ka gjëra që nuk më pëlqyen, por nuk dua të gjej justifikime”. Edhe pse, trajneri verdhekuq te momenti i penalltisë së Milanit iu afrua arbitrit të katërt dhe i tha “për ne nuk priti, për ne nuk ishte faull”, duke iu referuar kontaktit Tomori-Veretout…

Për gabimet: “Kemi humbur shumë topa në dalje, kemi lejuar Milanin të dalë shpejt, ata rikuperuan topa afër zonës sonë.

Ne ishim pasivë në mbrojtje. Në pjesën e dytë rrezikuam, po humbnim. Është normale të kesh më shumë hapësirë. Kemi bërë mirë në pjesën e parë në fazën e parë të ndërtimit. Kemi humbur shumë topa”.

Për Milanin: “Ne e dimë që kur ata rikuperojnë topin ishin shumë afër për t’u nisur drejt portës. Rebic e ka mbajtur mirë topin. Ne nuk mund të bënim gabime në atë moment të lojës”

Për problemet kundër ekipeve të mëdha? “Gjithmonë diçka mungon kundër ekipeve të mëdha, është gjithmonë diçka në detaje. Mendoj se te aspekti difensiv”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu