FOKUSI: “San Siro” kthehet armiku i Milanit! Kuqezinjtë fluturojnë në transfertë

Katër barazime dhe 3 humbje! Në “San Siro” Milani ndihet si larg shtëpisë… Ndoshta në term figurativ, por edhe jo aq, duke qenë se tashmë tifozët nuk janë më në tribuna prej 1 viti dhe kuqezinjtë luajnë njësoj!

Statistikat flasin qartë: brenda fushe, ekipi i Piolit ka lënë një “karrocë” me pikë, duke nisur me tre humbje (Juventus, Atalanta dhe Inter) por edhe barazime si Parma, Verona, Roma dhe Udinese.

Praktikisht, nëse bëjmë një krahasim mes brenda fushe dhe jashtë fushe, pikavarazhi flet qartë: 23 pikë në San Siro dhe 31 pikë jashtë fushe, edhe pse derbi si jashtë u luajt në po të njëjtin stadium, ai ndaj Interit në fazën e parë.

23 gola të shënuar në 12 ndeshje jashtë fushe, ndërsa brenda fushe janë shënuar 25 gola. Praktikisht, te golat e shënuar jemi gati në ekuilibër, por te ato të pësuar jo.

Brenda fushe janë pësuar 19 gola ndërsa jashtë fushe 11 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu