Florenzi operohet. “Do të shihemi te vendi i zakonshëm”. Ja pse profesori i këshilloi ndëhyrjen

Alessandro Florenzi iu nënshtrua një operacioni në Romë për të zgjidhur problemin e gjurit që nuk e kishte lejuar atë të performonte më së miri në fushë kohët e fundit.

Ishte profesor Mariani ai që rekomandoi operacionin dhe Florenzi vendosi t’i besonte atij. Mariani i tha Florenzit se nese vazhdonte me ate demtim do te perkeqesonte gjerat dhe vec kesaj nuk do te mund te jepte me te miren e tij.

Për Alessandro, fillon periudha e rehabilitimit, e cila do të zgjasë afërsisht një muaj. Prandaj Pioli do të duhet të bëjë pa të në ndeshjet e ardhshme në krahun e djathtë, por ka akoma Calabria ashtu edhe Saelemaekers për të siguruar mbulim, duke shtuar Kalulu dhe se fundmi edhe Messias.

Me një foto-postim të shkurtër të publikuar në Instagram, kampioni evropian me ekipin kombëtar të Roberto Mancini donte të falënderonte të gjithë ata që i treguan afërsi për këtë operacion.

Nga Stefano Sorrentino te Carlo Vanzini, ka pasur shumë mesazhe në rrjetet sociale.

“Nuk mund të mos mendoj se gjithçka është një evolucion”, shkruan Florenzi. “Shihemi së shpejti në vendin e zakonshëm. Të gjithë erdhët tek unë, ju përqafoj fort!”.

Të gjithë Rossonerët gjithashtu shpresojnë që Ale të kthehet në fushën e San Siro sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe e gjithë bota e Milanit nuk pret asgjë më shumë sesa të shohë Florenzin e vërtetë, i cili nuk eshte shfaqur pikerisht sepse problemet nuk e kane lejuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu