Florenzi-Milan ende “i bllokuar” si operacion! Pellegatti shpjegon motivin

Carlo Pellegatti foli në kanalin e tij në YouTube, duke shtuar detaje të rëndësishme në negociatat e lidhura me Alessandro Florenzi te Milani:

“Për Florenzi jemi ende te negociatat. Palët nuk kanë gjetur një marrëveshje dhe janë mjaft të ngurtë në pozicionet e tyre.

Sonte pati ftohtësi. Dhe nuk kishte entuziazëm në negociata. Milani vë bast për Florenzi, i cili tashmë ka zgjedhur kuqezinjtë.

Për këtë arsye agjenti i tij Lucci ka qenë në punë prej ditësh për ta kënaqur atë. Mund të ndodhë që negociatat të prishen, por askujt nuk i duhet!

Si Milanit që ka nevojë për një mbrojtës të kalibrit të lartë, ashtu edhe Romës qe duhet të nxjerrë një lojtar të tepërt. Negociatat janë në ngërç, do të shohim nëse diçka lëviz nesër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu