Florentino Luis vendos për të ardhmen

Ndërsa Milani kthehet nga Tonali dhe Bakayoko për të forcuar mesfushen e tyre, duket se po sfumon përfundimisht një pistë të ndjekur në të kaluaren e afërt.

Kuqezinjtë kanë vlerësuar shumë herë blerjen e Florentino Luis, lojtar i vitit ‘99 të Benfica-s.

Milani ka provuar të rregullojë një marrëveshje shkëmbimi, me Lucas Paquetà për të shkuar të luajë në Lisbonë.

Por marrëveshja mes palëve nuk është arritur kurrë, edhe pse Florentino ka pranuar me dëshirë idenë e transferimit në Itali.

E ardhmja e tij, sipas A Bola, do të jetë në Premier League.

Benfica duket se i ka dhënë ok-në Fulham-it për buxhetin e mesfushorit, objektiv primar i klubit londinez.

Oferta prej rreth 30 milionë paund i ka bindur, që janë gati të japin Florentino-n Fulhami-it.

Një lajm që, për momentin, i intereson pak Milanit.

Kuqezinjtë kanë në shënjestër emra të një niveli tjetër për mesfushen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu