Pas marrëveshjes me Brescia për mesfushorin Sandro Tonali, Milani është gati të mbyllë goditjen e Brahim Diaz nga Real Madrid.
Një talent tjetër i madh në perspektivë, i lindur në 1999, tashmë i mbërritur në Malpensa sot për vizitat dhe nënshkrimin e kontratës.

Por cilat janë cilësitë dhe karakteristikat kryesore të këtij sulmuesi?
Pedro Gonzalez, trajnerit i Brahim Diaz në kohën kur luante me moshat te Malaga, ka folur për TMW:
Zoti Gonzalez, a mund të na ndihmoni ta njohim më mirë Brahim Diaz?
“Brahim ka qenë gjithmonë një futbollist me shkëlqim dhe i paparashikueshëm. Që nga mosha e hershme ai ishte një sulmues shumë i fortë në driblimin dhe drejtimin e topit, i talentuar me aftësi të mëdha me të dy këmbët dhe një vizion të shkëlqyer të lojës”

“Unë e stërvita atë në Malaga nga mosha rreth 8 deri në 12 vjeç dhe Brahim ishte gjithmonë më i vogli i skuadrës sonë. Më i vogli, por vetëm për moshën e tij, pasi ai në fushë ishte ndryshe!”
“Jam vërtet i lumtur për karrierën e frikshme që ka bërë deri më tani (City-Real). Nuk kam ndalur kurrë së ndjekuri atë. Përveç që kishte stigmatën e kampionit, ai ishte një djalë i përulur, inteligjent dhe i përkushtuar ndaj punës”.

Në çfarë pozicioni e shihni më mirë në fushë?
“Brahim është shumë fleksibël dhe mund të lëvizë në frontin sulmues: fantazist, sulmues i djathtë dhe i majtë”
Çfarë ndodhi te Real Madrid?
“Në janar 2019 Brahim u kthye në shtëpi në Spanjë, por në Madrid ata nuk i dhanë hapësirë dhe mbi të gjitha besimin që i duhej. Ai është një lojtar i ri dhe për të nxjerrë potencialin e tij të plotë absolutisht ka nevojë për të luajtur vazhdimisht”.

A mendoni se Milani mund të jetë një mundësi e mirë për të?
“Absolutisht po. Unë jam i bindur për mirësinë e zgjedhjes së kuqezinjve! Brahim tashmë ka jetuar jashtë vendit dhe për këtë arsye do të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me realitetin e tij të ri.
Shoku i tij i ardhshëm i skuadrës Samu Castillejo, një tjetër lojtar i shkëlqyer që unë rrita te Malaga, do ta ndihmojë atë. E them këtë me shumë krenari”.

Pavarësisht se është vetëm një lojtar i datëlindjes 1999, a do të jetë në gjendje Brahim të fitojë një vend titullari në këtë Milano?
“Sipas mendimit tim, po. Nëse Brahim Diaz ka zgjedhur Milanin, kjo do të thotë që ai tashmë e di se ai mund të ndihmojë ekipin duke pasur një rol kryesor.
Nuk kam dyshime për këtë: sa më shpejt që ai të ketë mbaruar rrugën e tij të rritjes, ne do të flasim për një kampion absolut dhe jo më si një premtim i ri”.