FLET TOMORI: Grupi, Italia, titulli, Maldini dhe Akademia e Chelsea!

Fikayo Tomori i ka “pushtuar” të gjithë te Milani; nga bashkëlojtarët te tifozët, padyshim edhe menaxhmentin e klubit.

Tani, tema më e nxehtë në tregun e transferimeve të kuqezinjve është kjo: a do të jetë në gjendje klubi ta blejë mbrojtësin nga Chelsea për 28 milionë euro? Kush e di, por ndërkohë ai ka rënë në dashuri me Milanin dhe Serie A. Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, ndalet tek e ardhmja e tij dhe qëllimi i madh i sezonit:

“Unë nuk jam i vetmi që vendos. Po argëtohem, më pëlqen momenti, jam i lumtur që ndodhem këtu.

Për të ardhmen, sinqerisht, nuk mendoj për të. Titulli? Distanca nga Interi është rritur, por nuk shoh shkak pse nuk duhet të besojmë deri në fund. Kthimi në Champions League është një objektiv i shkëlqyeshëm, por si lojtarë duhet të vazhdojmë të mendojmë për titullin. Ne e dimë se mund të bëjmë diçka të veçantë”.

Mbrojtësi anglez gjithashtu flet për adaptimin në Itali, midis gjuhës dhe futbollit që luhet në Serie A: 

“Ka shumë që flasin anglisht, jam me fat. Në fillim nuk ishte e lehtë me Piolin, por pastaj e kuptuam njëri-tjetrin. Ne flasim në anglisht, në italisht. Gjuha në fushë është italiane, natyrisht. Unë përpiqem të shprehem sa më mirë. Hendeku midis Serie A dhe Premier League nuk është aq i madh. Liga Angleze është e bukur, këtu është pak më ndryshe, por ka cilësi. Nuk ka shumë rrugë për të bërë, që të rikthehemi në majë”.

Tomori më pas rrëfen gjithë vlerësimin e tij për Paolo Maldini, i cili e donte fort. Edhe nëse nuk e vendos atë në referencat e tij të para të futbollit: 

“Të kesh Maldinin si drejtues të zonës teknike është si për një sulmues, që duhet të merret me drejtorin sportiv të Messit. Ajo që Maldini kërkon është t’i bësh përshtypje çdo ditë. Unë u bashkova me Akademinë e Chelsea që fëmijë, kështu që është e pashmangshme të mos kesh një model si John Terry. Dhe pastaj Sergio Ramos, Van Dijk, Cannavaro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu