FLET PIOLI: Fitore me shumë vlera, San Siro psikologjik! Ja pse vuajtëm sot, ekipi ynë…. Mandzukic? E prisja!

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Genoa, e fituar 2-1 nga kuqezinjte.

Fitorja e dytë radhazi dhe suksesi në San Siro që mungonte prej 2 muajsh e gjysmë: “Ne e dimë që kemi një qëllim të rëndësishëm, e dimë që ndeshjet që na presin janë shumë të vështira.

Kemi humbur shumë, shumë raste. Mund ta mbyllnim atë në pjesën e parë , por e rëndësishme është që skuadra të ketë vendosur në fushë dëshirën dhe shpirtin e duhur”.

Në lidhje me Rebic më afër Leao: “Kundërshtarët na mbyllen më shumë në të majtë dhe ne shtyjmë në të djathtë. Pastaj ne e dimë që Rebic është më shumë një sulmues i dytë sesa një anësor, këto janë karakteristikat e tij dhe ne na pëlqejnë shumë. Ai jep thellësi dhe ka shumë cilësi.

Shënoi një gol me vështirësi të jashtëzakonshme teknike”.

“Ne nuk kemi luftuar për Scudetto prej 3 ose 4 ndeshjesh, Interi ka marrë shumë pikë. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse Milani kthehej në Ligën e Kampionëve.

Ne jemi ekipi i tretë më i ri në Evropë, asnjë ekip kaq i ri nuk është më lart në renditje.

Duhet të shtrëngojmë dhëmbët përsëri dhe të sjellim në shtëpi rezultatin përfundimtar. Duhet të kapërcejmë kundërshtarë të fortë si Juve, Atalanta, Napoli dhe Lazio. Të gjitha do të jenë ndeshje të vështira, duke filluar nga e mërkura kundër Sassuolo. Nëse më lejoni të shkoj në shtëpi tani do të përgatitem (qesh)”.

Mungesa e Mandzukic ishte e rëndë, sot u pa… “Mario mund të na japë një dorë të madhe, ne e morëm atë në janar me këtë objektiv. Karakteristikat e tij janë të rëndësishme. Jam i lumtur që ai dha një kontribut të fortë në fitoren e sotme”.

 Sa vlen ky sukses? “Vlen tre pikë, ne kemi bërë një hap përpara. Ekipi ka ndjerë presionin për të mos fituar për një kohë të gjatë në shtëpi, kjo fitore mund të na japë besim dhe shtysë për ndeshjet e ardhshme”.

Fitorja cinike? “Skuadra luajti mirë, por nuk shfrytëzoi mundësitë. Ndaj edhe vuajtëm shumë”.

Shfaroset tabuja San Siro? “Numrat në San Siro i dimë të gjithë. Ishte çështje psikologjike pasi jemi edhe ekip i ri në moshë”.

Mesfusha shpesh në telashe? “Unë nuk pashë një mesfushë në vështirësi, na duhej të vertikalizonim më shumë, por pashë një ekip të rregullt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu