FLET PAOLO MALDINI: Një muaj më parë, Tonali ishte i pamundur, por klubi…! Chiesa? Ja e vërteta

Drejtori teknik i Milanit, legjenda Paolo Maldini u intervistua nga Sky Sport 24 për të folur në lidhje me ardhjen e Sandro Tonali dhe momentin e kuqezinjve, midis fushës dhe merkatos.

Për Tonali: “Ai është një lojtar i datëlindjes 2000, shumë i ri. E përmbushi ëndrrën e tij. Është një histori e bukur, një gjë shumë e veçantë.

Nuk ishte e mundur të mendohej për të edhe një muaj më parë, arritëm në këtë pikë falë vendosmërisë së djalit, punës së agjentëve. Cellino është një person me vlerë absolute, falë edhe pronarëve tanë që ndryshuan kursin”.

Në lidhje me pasionin e djalit për Milanin: “Nuk është aq e zakonshme, lojtarët janë profesionistë, ata duhet të vlerësojnë perspektivat. Kam biseduar me djalin gati dy muaj më parë dhe i thashë atij se vështirë do të ishim në garë.

Shpresa jonë e përbashkët ishte ta sillnim te Milani, duke u siguruar që ai të mos e humbiste këtë ëndërr. Arritëm në pikën që gjërat u thjeshtëzuan dhe arritëm ta sillnim atë në Milano”.

Klubi dhe lamtumira e Boban: “Me klubin ka qëllime të përbashkëta, nganjëherë idetë janë konfliktuale, por me një linjë të përbashkët gjërat janë shumë të natyrshme. Rezultatet e marra pas karantinës janë të dukshme dhe rezultati i planifikimit që tashmë kishte filluar vitin e kaluar gjithashtu.

Fakti që Boban nuk është më trishton, ai është një mik i dashur i imi, pa të jemi më pak të fortë por po përpiqemi të arrijmë në një ide të përbashkët”.

Në lidhje me Shamrock-Milan: “Ne jemi gati, shpresoj kështu, është një lojë që na frikëson shumë, është një ekip që po bën mirë, së pari në kampionatin e tyre. Kemi disa probleme, Rebic i pezulluar, Leao i dëmtuar. Luajmë jashtë shtëpisë në një ndeshje të vetme, me të drejtë jemi të shqetësuar”.

Për Chiesa: “Ai është një nga të rinjtë më të mirë italianë, nuk ka pasur kurrë negociata me Fiorentinën për Chiesa, kjo është gjendja e merkatos deri më sot”.

Merkato që do të vijë: “Ideja është që gjithmonë të përmirësojmë ekipin, përparësitë janë mbuluar, tani kemi disa probleme me mbrojtjen për shkak të lëndimeve. Gjithçka që mund të bëjmë nga tani deri në tetor do ta bëjmë për të përmirësuar ekipin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu