FLET MISTER PIOLI: Kam një ekip të fortë, ja si i motivova djemtë edhe sot që ishte tepër delikate

Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Udinese-Milan. Një ndeshje e vuajtur dhe sidomos jo e zakontë për ekipin kuqezi që kur ka nisur sezoni.

Ndoshta, vështirësia e njëjtë me Rio Aves.

Për ndeshjen: “Vendimet duhet të pranohen. Një lojë e vështirë, djemtë e mi ishin shumë të fortë në shpirt dhe vullnet dhe në fund arritën të fitonin.

Jam i kënaqur, rritja kalon edhe nëpër këto ndeshje.

Udinese bëri shumë dendësi në mes të fushës dhe rifillonte shpejt dhe fort me kundërzbritjet.

Të fitosh një lojë të tillë do të thotë të bësh një hap të rëndësishëm edhe në nivelin mendor. Ne gjithmonë jemi përpjekur të jemi ofensivë”.

Për zëvendësimet:  “Nëse do të mund të stërviteshim pak më shumë, niveli do të ngrihej edhe më shumë.

Me klubin ne vendosëm të përmirësojmë organikën me lojtar të rinj që mund të rrisin nivelin.

Jam i lumtur me Diaz, Dalot dhe Tonali dhe kush vihet në dyshim. Ne nuk kemi bërë asgjë akoma, edhe loja e sotme na tregon se mund të përmirësohemi. Më vjen keq që disa po vuajnë zgjedhjet e mia dhe po luan më pak”.

Pse dy krahët shumë lart dhe jo mbrapa?

“Ishte për të mbajtur mbrapa Pussetto dhe Deulofeu. Ne u përpoqëm të sulmonim nga prapa. Ne përpiqemi të ndryshojmë pozicionet tona sipas kundërshtarëve.

Në pjesën e dytë me Diaz ishim shumë më të rrezikshëm, por mund të bënim shumë më tepër dhe të ishim më konkretë dhe efektivë”.

Pioli e la paura per la sconfitta: «Perché non pensare di vincere sempre?»

Si po shkon rritja e Tonalit?

“Ndjej që ekipi ka shpirtin e duhur, ata e dinë se do të duhet të kalojnë vështirësi, por ata e dinë se kanë cilësitë për të zgjidhur ndeshjet. Ne e bazojmë rritjen tonë në këtë.

Sandro po bën mirë, edhe sot hyri mirë. Ai ka gjithçka, është inteligjent, ka këmbë, kalime të shpejta dhe vertikalizime, duhet të ketë më shumë intensitet nga pikëpamja mendore.

Duhet të mësohet me mesfushën me dy, është një djalë fantastik, i vëmendshëm, i gatshëm dhe i disponueshëm”.

A keni ndonjë ide për kufirin ose forcën e kësaj skuadre?

“Unë e di që po trajtoj një ekip të fortë. Unë u thashë atyre në fund të pjesës së parë, jemi një skuadër e re, por për mua ata nuk janë të dytët kundrejt askujt!

Jemi akoma në fillim, vitin e kaluar kemi përfunduar në vend të gjashtë, ekipet që na paraprinë janë të forta.

Qëllimi ynë është të përmirësojmë pozicionin e vitit të kaluar dhe të ecim përpara në Ligën e Evropës. Ne duhet të ecim hap pas hapi”.

Për deklaratat e Ibrahimovic mbi Scudetto:

“Zlatan mund të thotë atë që dëshiron, ai e di shumë mirë se sa e rëndësishme është për rritjen e kësaj skuadre që rruga është e gjatë dhe e vështirë.

Le të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe për të kapërcyer këto sfida të vështira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu