Flet kryeredaktori i MN: “Ju tregoj si u mbyll operacioni Hauge-Milan dhe puna fantastike e scouting!”

Kryeredaktori i MilanNews, Antonio Vitiello ka zbuluar operacionin “Hauge” te Milani dhe mënyra se si u arrit në akordin final.

“Një punë e lavdërueshme u krye nga departamenti i statistikave dhe skautimit, i cili për vite me radhë kishte ndjekur Hauge ndërsa ishte në ekipet kombëtare të të rinjve të Norvegjisë.

Pastaj nga qershori, raportimi me këmbëngulje më të madhe erdhi nga Geoffrey Moncada dhe scout të tjerë të mirë të klubit”.

Video e foto Generico - da 1 a 30

“Maldini dhe Massara kishin në mendje profilin e lojtarit, por ndeshja e Europa League ishte vendimtare që klubi të anonte drejt ofensivës vendimtare. Lojtari ishte i njohur tashmë, por shkëndija goditi të enjten e kaluar kundër Bodo Glimt, pasi Hauge u tregua vendimtar jo vetëm në kampionatin norvegjez, por edhe kundër Milanit dhe në një stadium si San Siro”.

Calciomercato Milan, visite mediche per Hauge. Poi la firma | Sky Sport

“Në fund të ndeshjes Maldini u hodh në dhomën e zhveshjes për të biseduar me lojtarin dhe menjëherë të fillojë negociata me agjentin.

Hauge nuk ishte një përparësi kryesore për klubin sepse objektivi kryesor mbetet mbrojtësi qendror, por një mundësi kaq joshëse, me një investim të përballueshëm për një talent të vërtetë, drejtuesit nuk mund ta humbisnin atë për 5 milion euro. Duhet duartrokitur e gjithë puna e scouting”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu