FLET KJAER: “Të bashkuar dhe gati! Ajo që kam parë gjatë javës te Milani… Më frikëson Ronaldo, ja motivi!”

Simon Kjaer u intervistua nga Milan TV përpara ndeshjes së madhe të së dielës mbrëma kundër Juventusit.

Mbrojtwsi danez qw pushoi ndaj Beneventos eshte gati per sfiden qe mund te vendose sezonin dhe beson te skuadra e tij dhe menyra se si e ka pergatitur…

“Ne patëm një javë të ngarkuar për sa i përket punës fizike, sepse tani kishte kohë për të punuar, pasi për pjesën taktike kemi biseduar dhe kemi parë shumë video.

Ka ende diçka për të përgatitur, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti, atmosfera në dhomën e zhveshjes dhe ne jemi në rrugën e duhur. Do të jetë një lojë e bukur për të luajtur”.

Për drejtuesit: “Siç themi gjithmonë ne dhomat e zhveshjes, fiton dhe humb së bashku, është e njëjta gjë edhe për ta. Ishte një periudhë ku ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh, për një kohë të gjatë ata kanë qenë gjithmonë pranë ekipit, si tw kemi fituar si tw kemi humbur. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Qëllimi: “Ne vazhdojmë me dëshirën për të fituar këtë ndeshje dhe për të arritur qëllimin tonë, i cili ka qenë gjithmonë Champions League”

A do të na duhet një performancë e shkëlqyer si Old Trafford? “Ne bëjmë më të mirën tonë për të sjellë atë frymë, atë cilësi dhe agresionin që treguam në atë ndeshje atje.

Tani ka shumë presion, ka ndeshje vendimtare dhe është koha të tregojmë se kush jemi. Kjo rrit mendërisht ekipin, gjithashtu për të ardhmen, shpresoj se do të shkojmë në Torino për të luajtur një lojë të shkëlqyeshme.

Kam ndjenja pozitive, ndiej urinë dhe dëshirën për të sulmuar ndeshjen dhe për të fituar dhe për të arritur qëllimin tonë.

Por unë jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Juve e kishte pak të vështirë sivjet nw kampionat, por Juve është ende Juve, me lojtarë të cilësisë dhe përvojës.

Ata luajnë në shtëpi, nuk do të jetë e lehtë. Por ne tashmë kemi arritur t’i mposhtim dhe mendojmë pozitivisht dhe të shkojmë me mentalitetin që do të jetë një ndeshje e vështirë, fizike, taktike! Por mendoj se jemi gati”.

Në fund, diçka edhe mbi duelin me Cristiano Ronaldo.

“Ka qenë gjithmonë një kënaqësi për të luajtur kundër tij, që nga hera e parë 11-12 vjet më parë. Ai është dikush që ka ndryshuar shumë si lojtar në krahasim me 11 vjet më parë, ai ka qenë gjithmonë një kampion dhe nuk ka nevojë ta konfirmojë!

Jeton për golin: ai mund të luajë ndeshje si kjo edhe pa lënë shenjë, por nëse kap një top në të 90-tën ai bën gjithçka për të shënuar atë gol.

Është gjithmonë brenda lojës, kështu që ai ka qenë gjithmonë në krye të futbollit në 10-15 vitet e fundit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu