“Mjaft folët për grup të ri, rruga është shtruar! Djemtë kanë uri, Tomori më befasoi. Një gjë mu kërkua kur mbërrita! Eriksen? I përgjigjem…”

Goli i tij përpara një jave i ka dhënë Milanit shanse të mëdha për kualifikim, edhe pse ende asgjë nuk është bërë pasi Manchester United mbërrin i plotë në “San Siro” dhe do të kërkojë të shënojë.

Simon Kjaer nuk i druhet, edhe pse i respekton. Veç kësaj, ai bezdiset kur flitet ende për një Milan të ri dhe pa përvojë pasi shtron rrugën që është bërë deri tani që ka kaluar mes vështirësive. Danezi foli sot te konferenca për shtyp prag Europa League.

Milani rifillon nga ndeshja e parë që ishte e rëndësishme. Thjesht duhet të përsërisni lojën në Old Trafford apo duhet të bëni edhe më mirë?

“Ne gjithmonë duhet të përmirësohemi. Faza e parë thotë se gjërat që bëmë janë pozitive, por ne gjithmonë duhet të përmirësojmë gjithçka. Duhet të vazhdojmë kështu”

Në muajt e fundit ka pasur shumë hapa pozitivë dhe disa hapa të gabuar. Çfarë do t’i jepte grupit tuaj kualifikimi?

“Ne kemi bërë aq shumë dhe jemi rritur aq shumë sa nuk kemi më nevojë të flasim për grupin tonë si të ri.

Rruga për të arritur këtu ishte e gjatë, kishte hapa pozitivë dhe disa më të vështirë. Ne gjithmonë kishim të njëjtën gjë: mentaliteti i duhur.

Kualifikimi do të ishte një sinjal i shkëlqyeshëm për grupin. Nesër është një finale, por nëse e kalojmë raundin asgjë nuk është bërë gjithsesi. Sigurisht që do të ishte një sinjal i rëndësishëm”

Sa i rëndësishëm është kthimi i Ibrahimovic brenda dhe jashtë fushës?

“Ibrahimovic gjithmonë i jep diçka grupit si kur është brenda dhe jashtë fushës. Sigurisht, duke mos qenë unë trajner, nuk mund të them se cilat do të jenë shanset e tij për të luajtur nesër.

Sigurisht prania e tij është shumë e rëndësishme për ne”

Sa ju befasoi Manchester United javën e kaluar dhe sa ndryshon puna mbrojtëse me kthimin e Cavani dhe Rashford?

“Ne e dinim se do të përballeshim me një ekip me cilësi të shkëlqyeshme, por e dinim që nëse do të luanim me cilësitë tona, mund t’i vëmë në vështirësi.

Cavanin e njoh mirë pasi ka luajtur te Palermo. Karriera e tij flet për të. Ne do të duhet të përsërisim vëmendjen e ndeshjes së shkuar”.

Milani ka arritur rezultate të shkëlqyera si në kampionat ashtu edhe në Europë. Çfarë ndodhi që Milan dhe Kjaer të ishin një dyshe perfekte?

“Që kur kam mbërritur më është kërkuar të jem një shembull i profesionalizmit për të rinjtë dhe jam përpjekur ta bëj sa më mirë.

Grupi i Milanit është fantastik. Ata janë të uritur dhe duan të mësojnë. Edhe unë kam mësuar shumë nga ata dhe jam rritur shumë. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje”.

MANCHESTER, ENGLAND – MARCH 11: Scott McTominay of Manchester United battles for possession with Simon Kjaer and Fikayo Tomori of A.C. Milan during the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Manchester United and A.C. Milan at Old Trafford on March 11, 2021 in Manchester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Me Tomorin po krijoni një çift të shkëlqyeshëm. A e prisnit?

“Unë nuk e njihja shumë Tomorin por mentaliteti me të cilin ai hyri tregoi një uri për të provuar se kush ishte. Ai është një mbrojtës i shpejtë dhe agresiv i cili rrallë shihet në Itali.

Lojërat që kemi luajtur na kanë bërë të kuptojmë lëvizjet, që janë të rëndësishme për mbrojtësit qendror. Ai është një lojtar i ri me shumë cilësi”

Si ndiheni t’i përgjigjeni deklaratave të Eriksen (“Me Kjaer kam raport të shkëlqyer edhe pse luan te ekipi i gabuar i Milanos”)?

“Unë nuk i dëgjova fjalët e tij, por nëse ai tha diçka të keqe për mua ishte duke bërë shaka natyrisht! Ndërsa e falënderoj nëse ai tha diçka pozitive”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu