FLET IBRA: Sfida ime më e madhe është Milani! Titulli? Po ju tregoj një sekret…

Zlatan Ibrahimovici u kthye sot në stërvitje me Milanin pasi mungonte prej 6 ndeshjesh (3 në Europa League dhe 3 në kampionat).

Suedezi do të përpiqet të jetë gati sa më shpejt, teksa sot për Gazzetta Sports Awards theksoi se ndihet mirë dhe po punon shumë fort për të arritur majat.

“Jam mirë. Po punoj fort të jem në formë, filozofia ime është puna e madhe. Kur punon gjithçka të kthehet.

Jam 39 vjeç dhe e ndjej se duhet të bëj diçka më shumë që të ndihem mirë. Afrimi im te Milani është një sfidë e madhe, pasi nuk është diçka që jam mësuar më parë, pasi Milani nuk ishte në majë.

Shpresoj të bëj mirë, pasi ata që janë kthyer nuk kanë qenë në gjendje që të bëjnë po aq mirë sa herën e parë sipas historisë.

“Unë thashë: do të futem dhe nxjerr në pah karakterin e Zlatanit dhe gjërat do të ndryshojnë. Trofetë janë shumë të bukur. Kur merr trofe do të thotë se ke bërë punë të mirë”.

Në fund, Zlatani foli edhe për titullin, duke zbuluar: “Skuadra duhet të ketë kurajon të ëndërrojë për titullin, por është ende larg. Ekipi është i uritur dhe duan më shumë, kjo dallohet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu