Flet gazetari norvegjez: Hauge largohet nga Bodo këtë javë, ju tregoj situatën rreth talentit!

Për të komentuar mbi transferimin e mundshëm të Jens Petter Hauge te Milani, MilanNews.it kontaktoi Jonas Bergh-Johnsen, gazetarin e Eurosport Norvegji. Këto janë pyetjet dhe përgjigjet mbi talentin e Bodø/Glimt dhe ajo që i sh-futbollisti ka mësuar nga ambjentet përreth lojtarit dhe klubit.

Në Itali emri i  Hauge është në buzët e të gjithëve pas performancës së shkëlqyeshme të ofruar kundër Milanit në Europa League, me kuqezinjtë të cilët në fakt janë shumë të interesuar për lojtarin. Cilat janë lajmet e fundit nga Norvegjia?

“Lajmet e fundit na tregojnë se Hauge është vërtet i bindur se kjo merkato është mundësia më e mirë për të që të largohet nga Bodø/Glimt.

Pasi transferimi i  tij në Cercle Brugge nuk u përfundua këtë verë të gjithë po mendonin, vetë ai dhe klubi secili do të qëndronte në Norvegji për të përfunduar sezonin dhe për të luftuar për titullin”.

“Por me vendin e parë në Eliteserien tani pothuajse të blinduar dhe momentin e tij të shkëlqyeshëm të formës, Hauge dëshiron të largohet që tani, pasi ka shumë interes për të”.

“Si lojtari ashtu edhe agjenti kanë konfirmuar nteresin e klubeve të mëdha, por sot unë fola me Frode Thomassen, drejtues i Bodo dhe ai më tha që aktualisht nuk ka asnjë ofertë konkrete. Por përsëri ai është i vetëdijshëm se Hauge ndoshta do të largohet këtë javë”.

A janë shumë klube të interesuar në Hauge?

“Po, ka shumë skuadra të interesuara për lojtarin. Klubet e mëdha po monitorojnë situatën, Manchester United e vëzhgoi atë disa herë. Kam dëgjuar gjithashtu që Dinamo Zagreb kishte bërë një ofertë prej 3 milion euro e cila më vonë u refuzua”.

A mendoni se ai do të vijë në Milano në fund të fundit?

“Nuk e di. Nuk mendoj se transferimi i tij në Milano është aq afër mbylljes sa mendojnë shumë”

A duhet të bëhet transferimi në Itali: është Hauge gati për hapin e madh në një kampionat kaq konkurrues?

“Me rritjen që bëri Hauge nga viti i kaluar dhe performancën që ai ofroi në San Siro nuk e shoh pse ai nuk mund të tregojë veten menjëherë në Serie A”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu