FLET DIAZ: Milani im si 10! Synojmë titullin. Ja pse u riktheva. Por Theo ma heq mendjen…

Pas lamtumirës së Hakan Calhanoglu, Milani ka një numër të ri 10, përkatësisht Brahim Diaz, mesfushori sulmues spanjoll që kuqezinjtë e kanë marrë nga Real Madridi në huazim dyvjeçar me të drejtën e blerjes.

Lidhur me kthimin e tij në Milano dhe numrin e fanellës së tij, Diaz tha për Gazzetta dello Sport:

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Milano, në këtë klub të madh, me një bazë të madhe tifozësh që më pritën me dashuri.

Është kënaqësi dhe nder të jem përsëri këtu. Numri 10? Kishte një mundësi dhe e shfrytëzova. Është një numër që sjell lidership, por unë nuk kam frikë nga presioni, ai me sjell energji.

Në historinë e Milanit, lojtarët e mëdhenj kanë veshur 10, e dua presionin dhe nuk e ndjej. Unë kam personalitet. Unë marr përgjegjësinë dhe shpresoj ta bej edhe me këtë fanellë dhe të shprehem në maksimum”.

PIOLI – Midis atyre që e kthyen në Milano mbi të gjitha sigurisht që është Stefano Pioli: “Ai më mësoi shumë.

E vërtetë që La Liga dhe Serie A janë të ndryshme, por topi nuk ka gjuhë dhe është fusha që flet.

Në Serie A ka lojtarë shumë të talentuar. Pioli na mësoi shumë. Ishte elementi themelor që na bëri të përmirësohemi dhe të piqemi në çdo aspekt”.

IBRA – Për Zlatan Ibrahimovic, nga ana tjetër, Diaz tha: “Ai është i mrekullueshëm. Ai jep këshilla të dobishme, ka përvojë dhe çdo herë që luan bën ndryshimin.

Gjithmonë e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Ai është një motivues dhe më pëlqen shumë mënyra e tij e dhënies së këshillave.

Karakteri i tij ju bën të jepni më të mirën. Atij i pëlqen shumë të punojë dhe dëshiron që shokët e tij të ekipit ta bëjnë atë në maksimum. E konsideroj atë një aspekt pozitiv”.

SEZONI I RI – Spanjolli pastaj foli edhe për sezonin e ri dhe qëllimet e Milanit: “Pres që skuadra të jetë plotësisht e angazhuar, të luftojë në të gjitha garat për të qenë protagoniste.

Nuk do të jetë e lehtë sepse ka kundërshtarë të mëdhenj, por ne jemi një ekip i fortë. Përvoja e vitit të kaluar në krye do të jetë shumë e dobishme. Ne duhet të japim gjithçka për të qenë konkurrues dhe për të qëndruar në krye.

Ka shumë ekipe të forta që mund të na vënë në vështirësi, por unë mendoj vetëm për ne. Milani dhe ne duhet të luftojmë për të qenë protagonistë në çdo garë.

Nuk e di kush është ekipi favorit. Ne jemi një ekip i talentuar, i cili punon shumë dhe ne do të përpiqemi të luftojmë në Serie A dhe në kompeticionet e tjera. Scudetto? Ky është qëllimi dhe kjo është ajo që duam. Vitin e kaluar ne iu afruam dhe duam të bëjmë më mirë dhe të përpiqemi të përfundojmë të parët”.

“Koha e lirë? Unë shikoj futboll. Pastaj luaj në Play, shpesh me Theo.

Ai është shumë i fortë, nuk e di nëse ka bërë ndonjë marifet te leva apo Playstation… por ai është sigurisht më i fortë se unë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu