FLET CEFERIN: “Nuk do t’i lejojmë të na marrin futbollin! “Lojtarët që marrin pjesë në Superligë do të përjashtohen…”

Pas komunikatës së djeshme ku reagoi shuëm ashpër, UEFA vazhdon të ngrejë zërin ndaj Super League dhe beteja me 12 klubet bashkëthemeluese sapo ka nisur…

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha në konferencë për shtyp: “Lojtarët që marrin pjesë në Superligë do të përjashtohen nga Kupa e Botës dhe Kampionatet Evropiane.

Ata do të ndalohen të luajnë për ekipin e tyre kombëtar. UEFA dhe bota e futbollit janë bashkuar kundër këtij propozimi të tmerrshëm i cili është paraqitur nga disa klube evropiane që ndjekin vetëm idenë e lakmisë.

Bota e futbollit e bashkuar, qeveritë e bashkuara, të gjitha të bashkuara kundër këtij projekti të pakuptimtë”.

Dhe përsëri: “UEFA shpërndan 90% të të ardhurave të saj duke i riinvestuar ato në futboll. UEFA nuk është vetëm çështje parash, Super League është vetëm çështje parash! Janë interesat e një duzine, nuk do të doja t’i quaja ato duzina të ndyra.

Parimi themelor nuk mund të ndryshojë, solidariteti është diçka e përjetshme. Por për disa njerëz, solidariteti nuk ekziston, e vetmja gjë që ekziston është paraja në xhepat e tyre.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë familjen e futbollit, madje edhe klubet, përveç atyre 12.

Dhe falë qeverive. Kjo ide është një pështymë në fytyrën e atyre që e duan futbollin. Ne nuk do t’i lëmë të na e marrin futbollin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu