Fleksibilitet taktik dhe talent, “Maldini i ka vënë syrin lojtarit të Marseille edhe prej kontratës”

Milani është shumë i vëmendshëm ndaj tregut francez dhe, pas Mike Maignan, mund të mbërrijë edhe dikush tjetër nga Ligue 1. Mes profileve që menaxhmentit i pëlqejne është ai i Boubacar Kamara.

Francezi i lindur në 1999 dhe te Marseille është një mesfushor i cili gjithashtu mund të luajë si një mbrojtës qendror nëse është e nevojshme.

Ai ka karakteristika mbrojtëse dhe mund të përshtatet mirë te skema e Stefano Pioli (4-2-3-1) Ai do të ishte një zëvendësues i vlefshëm për Soualiho Meite, të cilin klubi kuqezi do ta kthejë te Torino.

Duhet një alternativë per Franck Kessie, qe janarin qe vjen niset drejt Kupës së Afrikës!

Sot Corriere dello Sport shpjegon se Milani ka ndjekur Kamara për disa kohë, skautët kuqezi janë veçanërisht të vëmendshëm ndaj talenteve që luajnë në Francë. Javët e fundit ka pasur gjithashtu disa kontakte me Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Marseille po kërkon mbi 25 milion euro për shitjen e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022. Një çmim i negociueshëm, pikërisht në dritën e skadimit të kontratës së mesfushorit francez.

Drejtuesit po hetojne shume pista dhe Kamara mund të jetë një profil i përshtatshëm për nevojat e Pioli. Ai gjithashtu ofron një zgjidhje shtesë, pasi ai mund të vendoset si një mbrojtës qendror. Ky fleksibilitet taktik sigurisht që vlerësohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu