Fjalët e para të Ibras pas mbërritjes në Milano, mesazhi për tifozët

Pritej për sonte dhe Zlatan Ibrahimovic ka shkuar në Milano.

Pasi ka kaluar ditët e fundit në Suedi me familjen, futbollisti me në fund ka arritur në Itali.

Avioni ka zbritur në aeroportin e Linate në 23:30.

Procesi siguron se mesfushori suedez duhet të bëjë tamponin për Covid-19 para se të vazhdojë me firmen e rinovimit të kontratës në Shtëpinë Milan dhe të nisë stërvitjen në Milanello.

Futbollisti do të rrijë në kuqezi deri në qershor 2021 dhe do të fitojë nga 7 milionë euro neto, asnjë bonus i parashikuar.

Negociatat mes klubit dhe agjentit Mino Raiola kanë zgjatur me shumë nga sa kanë qenë parashikuar, por në fund marrëveshja ka ardhur. Mister Stefano Pioli dhe shokët do të jenë të lumtur ta përqafojnë në Milanello javen që vjen.

Milan, Ibrahimovic flet

Pas zbarkimit, Ibrahimovic ka folur për mikrofonët e Milan TV:

“Jam shumë i lumtur, më në fund çdo gjë është në rregull. Jam kthyer aty ku ndihem në shtëpi dhe tani të nisim të punojmë për të sjellë rezultate. Nuk jam këtu për të qenë një “nuskë”, por për të bërë rezultate dhe për të ndihmuar Milanin aty ku duhet të jetë. Kemi bërë 6 muaj shumë të mirë, por pa fituar asgjë. Duhet ta nisim aty ku e kemi mbaruar, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar”.

Zlatan u dërgon një mesazh tifozëve:

“Ndihem mirë, në formë. Përshëndes shumë të gjithë tifozët, shpresoj të mund të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në stadium sepse skuadra ka nevojë për ta. Do të “hedhim në erë” San Siro-n së bashku. Forca Milan, gjithmonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu