Giuseppe Bergomi, i cili foli për Sky Sport 24, komentoi mbi performancën e Milanit kundër Interit, duke shpjeguar objektivin që kuqezinjtë mund të synojnë këtë sezon.
“Milani është i fortë për të synuar Scudetto. Kuqezinjtë janë një skuadër e ndërtuar mirë. Ibrahimovic ul çdo top, i jep një besim të pabesueshëm grupit”.
“Milani ka lojtarë me një qëndrim të rëndësishëm, ka njerëz të shpejtë. Besojnë se do të shkojnë deri në fund”.
“E përsëris, janë një ekip shumë i fortë, janë ndërtuar shumë mirë. Milani sot kishte disa mundësi nga stoli si Tonali, por atyre u mungoi edhe Ante Rebic gjithashtu. Milani është i fortë, pikë”.