Fiorentina proteston, ish-arbitri i famshëm nuk ka aspak dyshime! Edhe Gazzetta bie dakord

Në faqet e Corriere della Sera, ish-arbitri i njohur Paolo Casarin analizoi gjymimin e arbitrit Guida në Fiorentina-Milan.

Vëmendja e Casarin është përqendruar në rënien e Ribery në zonën e penalltisë në fund të pjesës së parë të Fiorentina-Milan.

Francezi bie sapo vjen në kontakt me kuqeziun Brahim Diaz:

“Guida sheh një rënie nga Ribéry në kontakt me Brahim Díaz në zonën kuqezi – pranon ish-arbitrin – dhe e bën të qartë se e ka parë mirë; Massa në VAR nuk ndërhyn dot dhe Guida ka të drejtë.

Kontakti është shumë i lehtë për të dhënë një penallti. Francezi gjithashtu e lë veten të bjerë shumë lehtësisht”.

Prandaj konfirmoi linjën e Luca Maralli, i cili në lëvizjen e tij të ngadaltë kishte gjykuar që ndërhyrja të mos ishte rigoroze:

“Unë kurrë nuk dua t’i shoh këto penallti! Janë kontakte që çojnë në penallti të vogla. Të vërshëllesh këto penallti atëherë i bie që vitin ta mbyllësh me 187 të tilla…

Nëse në Itali jemi mësuar të mos fishkëllejmë kurrë në këto kontakte të lehta, do të shihni se lojtarët do të sigurohen që të qëndrojnë në këmbë. Këto nuk janë kurrë penallti”, pranoi ish-arbitri.

Edhe Gazzetta dello Sport, në moviolën e saj citoi se si rasti “Ribery-Diaz” ashtu edhe “Caseres-Diaz” nuk janë penallti dhe se nuk ka asnjë faull nga Ibrahimovic te goli i parë. Praktikisht, vendimet e arbitrit Guida janë krejt në rregull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu