Fiorentina nuk ul çmimin për Milenkovic, Milani përgatit ofertën për talentin norvegjez!

Milani kërkon mbrojtës dhe shumë pista janë të hapura në sytë e Paolo Maldinit dhe Massara, drejtori sportiv. Kuqezinjtë duan të fuqizojnë grupin dhe mos lënë të gjithë peshën te Kjaer momentalisht dhe Romagnoli-Kjaer nga muaji tetor e tej.

Sipas lajmit të raportuar nga Herald Times Sport, një gazetë skoceze me qendër në Gllasgou, Kris Ajer, mbrojtës i Celtic, është kthyer në shënjestër të Milanit.

Kuqezinjtë nuk janë prezantuar ende me ofertë zyrtare te klubit bardhejeshil, por do të ishin gati për një investim për mbrojtësin e fortë të qendrës.

Kristoffer Ajer in transfer bombshell as Celtic star's agent spells out  exit strategy - Daily Record

Norvegjezi Ajer ra në sy sidomos sezonin e shkuar me Celtic, edhe pse në fakt ky është sezoni i katërt që luan me ekipin bardhejeshil, por sezoni i pestë nëse mendohet kur mbërriti nga Start te Kilmarnock.

Ajer është 22 vjeç dhe ka një vlerësim jo më të madh se 15 mln euro, por kuqezinjtë do të negociojnë sigurisht, nëse vendosin që të futen në garë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu