Finalja e vitit 2003 në Old Trafford, Lippit nuk i del inati: Trofeu ishte i yni sikur Nedved…

I intervistuar në Trento Sport Festival, Marcello Lippi u kthye për të folur për humbjen e Juventusit kur ai ishte trajner në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit, ne vitin 2003 ne Old Trafford…

Ish -trajneri bardhezi është ende i bindur për këtë gje: ajo lojë mund të ishte fituar nëse do të ishte Pavel Nedved në fushë. Mesfushori u skualifikua ne gjysmefinale per nje karton (me pas rregulli u ndryshua)

Ai është lojtari që Lippi nuk do të kishte hequr dorë kurrë gjatë karrierës së tij si trajner.

Kjo është deklarata e tij gjatë Festivalit Sportiv:

“Cilin lojtar do të merrnit gjithmonë me vete? Në vitin 2003, me Juven, ne masakruam futbollin spanjoll, gjithashtu fituam kundër Barcelonës!

Jam i bindur se gjatë Milan-Juventus nëse Pavel Nedved do të kishte qenë ne fushe do ta kishim fituar atë finale dhe trofeun. Unë doja të luaja ndeshjen më të rëndësishme të jetës sime me Nedved”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu