Pierre Kalulu është blerja e parë e Milanit për sezonin 2020/2021.
Një operacion me parametra zero, duke qenë se mbrojtësi i djathtë francez kishte një kontratë në skadencë me Lionin.
Fillimisht mund të luajë me Primavera, por është e mundur që do ta shohim shpesh duke u stërvitur me skuadren e parë.
Futbollisti ka treguar shumë potencial në Francë, edhe pse nuk ka luajtur me të “mëdhenjtë” e Lionit sepse në rolin e tij kishte lojtarë të tjerë.
Tani Kalulu shpreson të gjejë hapësirë tek Milan, edhe pse do duhet kohë.
Në profilin e tij Instagram ka dashur të përshëndese ish klubin, që e ka rritur në këto vite:
“Lioni mbetet qyteti im ku jam rritur, klubi ku kam evoluar si njeri dhe futbollist. Prandaj ka qenë një vendim i vështirë dhe i gjatë për t’u marrë, megjithatë ka qenë studiuar me vëmendje. Falenderoj trajnerët e mi të ndryshëm, shokët e skuadres dhe vullnetarët e shoqërisë sepse nëse tani jam këtu është falë punës time por edhe falë tyre. Dhe ky është fillimi i një jetë të re, një sfide të re”./milanclubalbania.al/