Fikayo Tomori: kush është mbrojtësi i lakmuar i Milanit, karriera dhe kurioziteti!

Një përforcim në mbrojtje. Kjo është kërkesa prioritare e Milanit në tregun e transferimeve të janarit. Simakan, mbrojtësi i Strasburgut tashmë i ndjekur – kot – verën e kaluar, ka ndryshuar mendje dhe ka bërë të ndryshojë mendje dhe Milani.

Motivi lidhet me dëmtimin e tij që do ta mbajë jashtë për të paktën 2 maj.

Kështu, sipas Sky Deutchland, duket se i ka thënë “po” ofertës së Leipzig. Ndërkohë, drejtuesit kuqezi nuk duan të kapen të papërgatitur.

Ata kanë identifikuar alternativën te Chelsea, Fikayo Tomori, një përforcim që mund të vijë në huazim pasi klubi londinez nuk garanton hapësira për të.

I lindur në vitin 1997, Tomori u rrit në sektorin e të rinjve Chelsea, në të cilin hyri si fëmijë.

Një proces që u kurorëzua në maj 2016 me debutimin te ekipi i parë në ndeshjen e javës së fundit kundër Leicesterit të Ranierit, që fitoi Premier League.

Në janar 2017, Tomori u huazua te Brighton dhe në fund të kampionatit u transferua me huazim të përkohshëm te Hull City në Championship.

Në janar 2017, Tomori u huazua te Brighton dhe në fund të kampionatit u transferua me huazim të përkohshëm te Hull City në Championship.

Me Tigrat, mbrojtësi luan me vazhdimësi të mirë, por nuk arrin të fitojë konfirmim me Chelsea i cili përsëri e huazon atë, këtë herë, te Derby County në sezonin 2018-19.

I udhëhequr nga trajneri aktual i Blues, Frank Lampard, ai humbi play-offin vendimtar për promovimin në Premier League kundër Aston Villa.

Sidoqoftë, një vit pozitiv që i dha atij kthimin te Chelsea me Lampard në stol. Në Premier League e fundit, pavarësisht se luante me ndërprerje, kënaqësia e golit të parë me londinezët në 2-5 kundër Wolverhampton nuk harrohet.

Në sezonin aktual ai ka luajtur vetëm 45 minuta në humbjen 0-2 kundër Liverpool në shtator.

I pajisur me një fizik të shquar dhe teknikë të mirë, Tomori mund të luajë përveç rolit të mbrojtjes qendrore edhe atë të mbrojtësit të djathtë, pozicioni i fundit në të cilin Lampard e ka përdorur atë më shumë se një rast.

Tomori është profili tipik i një mbrojtësi modern, i plotë dhe me hapësirë ​​të bollshme për përmirësim, një arsye tjetër pse Chelsea është i gatshëm ta huzojë për ta lejuar atë të piqet diku tjetër ku mund të gjejë më shumë hapësirë.

I kindur në 1997 në Calgary të Kanadasë nga prindër me origjinë nigeriane, më vonë u transferua në Angli.

Pas 3 paraqitjeve me Canada U20, ai zgjodhi ekipin kombëtar anglez me të cilin fitoi Kupën e Botës Under 20 në edicionin 2017, në të cilin Tomori dhe shokët e tij të skuadrës mundën Italinë në gjysmëfinale.

Ai gjithashtu ka debutuar me ekipin kombëtar të të moshuarve në një segment të ndeshjes kundër Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

Me Under 21 ai luajti në Kampionatin Evropian 2019 në Itali.

Tomori nuk kishte një fëmijëri-adoleshencë të lehtë. Në një intervistë ai deklaroi se përkundër vështirësive prindërit e tij kurrë nuk e kanë bërë atë t’i mungonte asgjë. “Ata dhe Zoti janë referencat e mia,” deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu